Mbledhja e Këshillit Konsultativ 12 Dhjetor 2022

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 12/12/2022 nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi. Më poshtë agjenda e mbledhjes:

▪️Ministria e Financave dhe Ekonomisë

➡️Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore””;

▪️Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë/OSCE

➡️Prezantim mbi “Rezultatet e Vlerësimit të Kapitalit Natyror në Shqipëri për vitin 2022”;

▪️Ministria e Drejtësisë

➡️Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.119, datë 14.09.2014, “Për të drejtën e Informimit””;

➡️Prezantim i projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;

▪️Ministria e Brendshme

➡️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, 2023-2030, të planit të saj të veprimit dhe të pasaportës së treguesve”;

▪️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️Prezantim i projektvendimit “Për një shtesë në VKM nr. 559 datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike si dhe prodhimet drusore dhe jo drusore””;

➡️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve spitalore”;

▪️Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

➡️Prezantim i draftit mbi “Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2023-2030”;

▪️Ministria e Mbrojtjes

➡️Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të akordimit të fondeve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar, si dhe veprimtarive të tjera në fushën e mbrojtjes civile”;

▪️Kryeministria/Agjencia Shtetërore e Kadastrës

➡️Prezantim i projektvendimit “Për kushtet, kriteret dhe procedurat e përfitimit, të poseduesve të ndërtimeve pa leje në rastet e fatkeqësive natyrore”;

➡️Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e procedurave të hollësishme të përditësimit të listave të pronave shtetërore dhe rregullave për bashkëpunim ndërmjet institucioneve”;

▪️Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore/Bashkitë për Evropë

➡️Prezantim mbi “Raportin e Vlerësimit 2021, Bashkitë në Procesin e Bashkimit Evropian në Shqipëri”;

➡️Prezantim mbi “Projektet e donatorëve me impakt në nivel vendor”;

➡️Prezantim mbi “Raportin e ecurisë së Këshillit Konsultativ për vitin 2022 dhe plani i punës për 2023”;

▪️Programi ROMACTED II për Shqipërinë

➡️Prezantim mbi “Udhëzuesin e Bashkive për Buxhetin e Përgjithshëm afatmesëm për pakicat Rome dhe Egjiptiane në nivel vendor në Shqipëri për vitin 2023-2025”;

▪️Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim/IDM

➡️Prezantim mbi “Indeksin e Integritetit për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”.