Mbledhja e Këshillit Konsultativ 30 Qershor 2022

U zhvillua sot mbledhja e rradhës së Këshillit Konsultativ ndërmjet Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, ku u diskutuan aktet si më poshtë:

Prezantimi mbi “Ecurinë për Hartimin e Strategjisë së re të Decentralizimit”;

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore

Prezantimi mbi “Këshillat Vendor të Sigurisë Publike”;

Ministria e Brendshme

Prezantimi i projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;

Ministria e Drejtësisë

Prezantimi i projektvendimit “Kriteret për ndarjen e shkeljeve me pasoja të lehta apo me pasoja të renda dhe sanksionet financiare në Fondin Pyjor Kombëtar”;

Prezantimi i projektvendimit “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike si dhe prodhimet drusore dhe jo drusore”;

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Prezantimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.179, datë 26.02.2020 “Për rregullat, kushtet dhe procedurat e privatizimit të banesave që kanë qenë subjekt i ligjit nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” dhe të ligjit nr.9321, datë 25.11.2004 “Për privatizimin e banesave dhe objekteve të kthyera në banesa, të ndërtuara me fondet e shoqërive dhe të ndërmarrjeve shtetërore”””;

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Prezantim mbi “Shpërndarjen e Praktikave të Mira në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore 2021-2022”.

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore

Kryetarët e njësive të vetëqeverisjes vendore, ngritën disa problematika për ndryshimet e prodhuara nga aktet e prezantuara, të cilat do të reflektohen në produktin final të drafteve nga ministritë propozuese. Në këtë seancë u diskutua për funksionet dhe kompetencat e bashkive, në koherencë me procesin e hartimit të strategjisë së re për decentralizimin dhe qeverisjen vendore 2023-2030.