Mbledhja e Këshillit Konsultativ 29 Shtator 2022

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi.

Me poshte agjenda e mbledhjes se sotme.

▪️Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

➡️Prezantim mbi “Strategjinë Kombëtare të Rinisë” 2022-2029”

▪️Ministria e Brendshme

➡️Prezantim i “Analizës së gjetjeve dhe rekomandimeve për Strategjinë e re të Decentralizimit”

▪️Ministria e Financave dhe Ekonomisë

➡️Prezantim mbi “Reformën në sistemin e taksës së pasurisë”

▪️Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

➡️Prezantimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 711 datë 29.10 2014 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Rregullores” “Për administrimin dhe funksionimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë””

▪️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e rasteve për dhënien në përdorim dhe për ndryshimin e kategorisë së përdorimit, procedurat dhe dokumentacionin përkatës për ndryshimet e sipërfaqeve dhe pakësimin në volum nga fondi pyjor kombëtar apo zgjerimin e tyre”

➡️Prezantim i projektvendimit “Për disa ndryshime në VKM nr.360 datë 29.04.2015, “Për miratimin e listës së ndotësve organikë të qëndrueshëm dhe përcaktimin e masave për prodhimin, importimin, vendosjen në treg dhe përdorimin e tyre””

▪️Shoqata për Autonominë Vendore

➡️Prezantimi i “Raportit mbi Përformancën e Shërbimeve Publike Vendore për vitin 2021”

▪️Ministria e Financave dhe Ekonomisë

➡️Prezantimi i “Raportit të përputhshmërisë së monitorimit të përformancës në nivel bashkie për vitin 2021”

▪️Instituti Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve

➡️Prezantim i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar