Mbledhja e Keshillit Konsultativ 30 Maj 2022

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore nën drejtimin e bashkëkryetarëve Romina Kuko dhe Aldrin Dalipi. Takimi i Këshillit Konsultativ u mbajt në prag të hapjes së sezonit turistik dhe sfidave që përballet pushteti vendor. Në këtë mbledhje Ministria e Turizmit dhe Mjedisit u përfaqësua nga Znj.Vilma Bello Zv/Ministër e cila shprehu gadishmërinë për bashkëpunim me të gjithë aktorët e përfshirë për mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe kërkoi një angazhim më të madh nga NjVV në zbatimin e Urdhërit të Kryeministrit nr.83 datë 11/05/2022 për sezonin turistik.

Më poshtë agjenda e mbledhjes:

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Prezantim mbi “Problematikat e turizmit dhe roli i qeverisjes vendore”;

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Prezantimi i projektvendimit mbi “Miratimin e programit të veprimit 3 vjeçar për vitet 2022-2024 në zbatim të strategjisë minerare”;

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Prezantimi i projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 22/2018, ”Për strehimin social””;

Prezantimi i projekt-udhëzimit “Për përcaktimin e uniformitetit minimal të standardeve proçedurale për mbledhjen e detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore”;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Prezantimi i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr. 636, datë 26.10.2018 të Këshillit të Ministrave ”Për përcaktimin e llojeve të mënyrës së shkëmbimit dhe përpunimit të informacionit e të dhënave statistikore, të kërkuara nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, pranë strukturave shtetërore përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor””;

Prezantimi i projektvendimit “Për miratimin e rregullave, proçedurave dhe kritereve të ofrimit të shërbimeve për një jetesë të pavarur për personat me aftësi të kufizuar”;

Prezantimi i projektvendimit “Për përcaktimin e rregullave, proçedurave dhe kritereve të ofrimit të vendimmarrjes së mbështetur për personat me aftësi të kufizuar”;

Kryeministria

Prezantimi i projektvendimit “Për përcaktimin e proçedurave të hollësishme dhe modelit të aktit të kalimit në pronësi të truallit shtetëror në përdorim”.