Mbledhja e Këshillit Konsultativ 19 Shkurt 2024

📌Mbledhja e parë për vitin 2024 e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore Vetëqeverisje Vendore 🤝

Axhenda👇🏻

✔️Projektligji “Për sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit e trajtimit të ujrave të ndotur urban”;

✔️Projektvendimi “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”;

✔️Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”;

✔️Draft Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030;

✔️Projektvendimi “Për miratimin e strategjisë kombëtare të mbrojtjes sociale 2024-2030 dhe të planit të veprimit në zbatim të saj”;

✔️Projektvendimi “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”;

✔️Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.111, datë 23.2.2018, të Këshillit të Ministrave , “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social”;

✔️Projektvendimi “Për rregullat, kushtet, kriteret e procedurat e privatizimit të banesave dhe të objekteve të kthyera në fond banese të paprivatizuara”;

✔️Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr.600, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për pronësinë e rrugëve shtetërore dhe kalimet e pronësisë ndërmjet enteve pronare të rrugëve”.