Mbledhja e Këshillit Konsultativ 28 Tetor 2022

🖇Nën drejtimin e Z. Aldrin Dalipi, Bashkëkryetar i Këshillit u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Konsultativ.

📍Një nga çështjet me prioritare të këtij takimi ishte prezantimi i draftit “Buxheti për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore për vitin 2023” nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Gjatë këtij seksioni pati diskutime dhe rekomandime nga përfaqësuesit e qeverisjes vendore, bazuar në eksperiencat dhe nevojat e secilës bashki.

Pjesë e axhendës së ditës së sotme ishin gjithashtu prezantimi dhe diskutimi i projektakteve si më poshtë:

➡️Prezantim i projektligjit “Për bletarinë”

▪️Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

➡️Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr, 452, datë 11.7.2012, të Këshillit të Ministrave “Për lendfillet e mbetjeve”, të ndryshuar

▪️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️Prezantim i projektligjit “Plani i Veprimit Kundër Helmimit të Llojeve të Kërcënuara dhe Endemike të Faunës së Egër në Shqipëri, 2022-2030”

▪️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit