Mbledhja e Këshillit Konsultativ 13 Korrik 2023

📍Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 13/07/2023 nën drejtimin e bashkëkryetares Zv/Ministri i Brendshem Znj.Romina Kuko. Më poshtë agjenda e mbledhjes:

◾️Kryeministria

✔️Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 696 dt 16.08.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave të ushtrimit të kompetencave të Inspektoriatit Qendror dhe të rregullave për përmbajtjen dhe administrimin e portalit unik” e-inspektimi”;

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të metodologjisë së përcaktimit të dënimeve administrative në procesin e inspektimit”;

◾️Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”;

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e planit të veprimit parandalues të gazit natyror në Republikën e Shqipërisë”;

◾️Ministria e Brendshme

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores kuadër të Policisë Bashkiake”;

✔️Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e uniformës, shenjave dalluese dhe modelit të dokumentit individual të identifikimit, ngjyrën, shenjat dhe përdorimin e mjeteve lëvizëse të policisë bashkiake”;

◾️Ministria e Drejtësisë

✔️Prezantim i projektvendimit “Për propozimin e projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”;

✔️Prezantim i projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;

◾️Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

✔️Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 419 dt 25.6.2014 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave të lejeve të tipit A, B, C për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri të kushteve për leje respektive të mjedisit dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet deri në lëshimin e lejeve nga QKB” të ndryshuar;

✔️Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e kritereve dhe rregullave për dhënien në përdorim të fondit pyjor kombëtar familjeve dhe komuniteteve me banim të përhershëm në zonat rurale”;

✔️Prezantim i projektvendimit “ Për përjashtimin nga ndalimi i gjuetisë për qëllime shkencore pasvaksinale, të kafshëve të vaksinuara, në kuadër të projektit IPA 2020, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së tërbimit- Faza-IV”;

◾️Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi & Avokati i Popullit

✔️Prezantimi i Rekomandimit të përbashkët i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit të Popullit për marrjen e masave dhe zbatimin e legjislacionit përkatës për sigurimin e përfaqësimit të barabartë gjinor në organet e emëruara të pushtetit vendor në Shqipëri.