Mbledhja e Keshillit Konsultativ 14 Prill 2022

Sot u zhvillua mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeverisje Qendrore – Vetëqeverisje Vendore në drejtimin e bashkëkryetarëve znj.Romina Kuko dhe z.Aldrin Dalipi. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor e qendror, shoqatave vendore dhe të shoqërisë civile të cilat patën në fokus një serë projektaktesh të rëndësishme që kanë ndikim në qeverisjen vendore. Në cilësinë e sekretariatit teknik AMVV siguroi zhvillimin normal të mbledhjes .

Ministria e Brendshme

Prezantimi i projekturdhërit të Kryeministrit “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e strategjisë ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore dhe plani i veprimit, 2023-2030”

Prezantimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1299, datë 16.12.2009 “Për miratimin e strukturës, të Organikës dhe të Numrit të Punonjësve të Shërbimit të Gjendjes Civile në Bashki/Njësi Bashkiake/Komuna dhe në degët e Qarqeve, i ndryshuar”

Prezantim i projektvendimit “Rregullat për bashkëpunimin midis administratorëve të ndërtesave të banimit, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Policisë së Shtetit”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Prezantimi i projektvendimit “Politikat Kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”

Ministria e Bujqësisë e Zhvillimit Rural

Prezantimi i projektvendimit “Për caktimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si organ qendror blerës, për realizimin e procedurës se prokurimit me objekt “Mbrojtjen e gështenjës nga paraziti grerëza galeformuese”

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Prezantimi i projektudhëzimit “Për përcaktimin e uniformitetit minimal të standardeve procedurale për mbledhjen e detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore”

Ministria e Mbrojtjes

Prezantimi i projektvendimit “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes të të dhënave dhe administrimit të humbjeve nga fatkeqësitë”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Prezantimi i projektvendimit “Për kriteret e vendosjes dhe te funksionit te stacioneve sezonale të ankorimit bregëzimit”

Ministria e Kultures

Prezantimi i projektvendimit “Për disa ndryshime ne vendimin nr. 967, datë 25.10.2013, të Këshillit të Ministrave