Mbledhja e Këshillit Konsultativ 5 Tetor 2023

Me daten 5 tetor u zhvillua mbledhja e Këshilli Konsultativ Qeverisje Qendrore-Vendore nën drejtimin për herë të parë të bashkëkryetarëve Z. Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Z. Aldrin Dalipi Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.

Kjo mbledhje u hap me fjalën falenderuese të zj. Romina Kuko si ish-bashkëkryetare e Këshillit si dhe ndaj të gjithë aktorëve pjesëmarrës në Këshill duke theksuar rolin e rëndësishëm në procesin e konsultimit të projekt-akteve për tu pasuar nga fjala përshëndetëse e Z. Mazniku i cili u shpreh mbi rëndësinë e procesit të integrimit dhe përfshirjen e qeverisjes vendore në këtë process.

Z. Gledian Llatja, Kryetari i Bashkia Elbasan i cili theksoi përplasjen e ndryshimeve të Projekt-ligjit “Për Prefektin e Qarkut” me Ligjin “Për Vetëqeverisjen Vendore”, autonominë vendore dhe procesin e decentralizimit duke i lënë gjithashtu hapsirë përplasjeve ndërinstitucionale dhe rekomandoi ndryshimet që duhet të reflektohen në draft.

Z. Ermal Dredha, Kryetari i Bashkia Vlore i cili sugjeroi të rishikohet hapsira për iniciativa të reja për zonat e mbrojtura dhe për cështjët që cojnë në zhvillimin e turizmit.

Z. Armando Subashi, Kryetari i Bashkisë  Fierit i cili vuri theksin në hapjen e një diskutimi me ministritë e linjës për ligjin mbi zonat e mbrojtura me qëllim nxitjen e zhvillimit të këtyre zonave.

Z. Mazniku pasi degjoi mendimet e pushtetit vendor propozoi ndertimin e grupeve teknike për problematikat e ngritura në lidhje me projekt-aktet e diskutuara midis institucioneve qëndrore dhe ato vendore me qëllim gjetjen e zgjidhjes për mospërputhjet ligjore të konstatuara.

Në këtë mbledhje u konsultuan dhe miratuan me konsensus, për tu reflektuar nga institucionet përkatëse komentet e dhëna në këshill, aktet e mëposhtme:

  1. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime” në Ligjin nr.107 datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”,
  2. Projektvendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Erzen”
  3. Projektvendimi “Për miratimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Ishëm”
  4. Projektvendimi “Për përcaktimin e procedurës dhe mënyrës së kompensimit të drejtë për përdorimin e veprave pa autor”
  5. Projektvendimi “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030, të planit të veprimit si dhe pasaportës së tregueseve”
  6. Projektvendimi “Për miratimin e rregullave për fillimin e procedurës disiplinore, për mënyrën e funksionimit të komisionit disiplinor si dhe rregullat për zhvillimin e procedurës disiplinore, në fushën e ndërtimit”
  7. Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 87 datë 14.2.2018 “Për miratimin e planit te zhvillimit të sektorit të gazit natyror në Shqipëri dhe identifikimin e projekteve prioritare”
  8. Projektvendimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.686 datë 29.7.2015 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”, të ndryshuar