Mbledhja e Këshillit Konsultativ 24 Prill 2023

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 24/04/2023 nën drejtimin e bashkëkryetares Zv/Ministri i Brendshem Znj.Romina Kuko. Më poshtë agjenda e mbledhjes:

▪️Kryeministria

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e avokaturës së shtetit dhe personave juridikë në kuadër të ofrimit të asistencës juridike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe norma të posaçme procedurale”;

➡️ Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa në Ligjin 9244, datë 17.06.2014, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore, të ndryshuar”;

▪️ Ministria e Drejtësisë

➡️ Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.119, datë 14.09.2014, “Për të drejtën e informimit”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për llojin e dokumenteve, për procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesës, mënyrën e pagesës, numrin e ndërtesave për zyrat vendore dhe për kufijtë maksimal të qeras për zyrat qendrore dhe vendore të partive politike”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e rregullave për mënyrën e organizimit dhe funksionimit, programet dhe financimin e shërbimit të specializuar për të miturin në konflikt me ligjin”;

▪️ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e procedurave për kryerjen e veprimtarive të shfrytëzimit në fondin pyjor kombëtar nga individ apo subjekte të licensuara”;

▪️ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

➡️ Prezantim i projektvendimit “Mbi përcaktimin e tarifës për të drejtën e kalimit për rrjetet e komunikimeve elektronike dhe te rregullave për mënyrën dhe afatin e pagimit”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e metodologjisë së përcaktimit të çmimit të aksesit në infrastrukturë dhe çmimet referuese të aksesit”;

▪️ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e dokumentit udhëzues të politikave mbi Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.22, datë 12.1.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kritereve e të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të tij”, të ndryshuar”;

▪️ Ministri i Shtetit (Kryenegociatori)

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian 2023-2025” (për dijeni);

▪️ Ministria e Mbrojtjes

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.414, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile””.