Mbledhja e Këshillit Konsultativ 26 Janar 2023

Mbledhja e Këshillit Konsultativ Qeveri Qendrore-Vetëqeverisje Vendore më datë 26/01/2023 nën drejtimin e bashkëkryetarëve @RominaKuko dhe @AldrinDalipi.

Më poshtë agjenda e mbledhjes:

▪️ Kryeministria

➡️ Prezantim i projektligjit “Për burimet ujore”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrimin Evropian 2022-2030”;

▪️ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e platformës së monitorimit dhe verifikimit”;

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për miratimin e kritereve dhe procedurave për përfitimin e statusit të klientit në nevojë në furnizimin me gaz natyror dhe mënyrën e trajtimit të tyre”;

➡️ Prezantimi i projektvendimit “Për përcaktimin e rasteve dhe rregullave për shpërblimin në natyrë të shpronësimeve për interes publik”;

▪️ Ministria e Mbrojtjes

➡️ Prezantim i projektvendimit “Për një ndryshim në vendimin nr.414, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave dhe kritereve të ndarjes dhe të përdorimit të fondit të kushtëzuar të buxhetit të shtetit për mbrojtjen civile””;

▪️ Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

➡️ Prezantimi i Urdhrit “Për ngritjen e task-forcës ndërinstitucionale për sezonin turistik veror 2023”;

➡️ Prezantim i raportit të monitorimit për vitin 2021 të “Dokumentit të Politikave Strategjike dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve 2020-2035”;

▪️ Ministria e Brendshme

➡️ Prezantim i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin””.